Ramadani: Narko-testi nuk është shaka, pushtetarët të mos kenë frikë nga e vërteta
dp

Lexo edheMustafë Kadriaj i kërkon falje publikut pas sulmit ndaj Nexhmedin Spahiut në studio: Reagimi im ishte në afekt

Sipas tij, disa deputetë tashmë e kanë kryer testimin, ndërsa të tjerë, siç pretendon ai, po përballen me pengesa për ta realizuar atë. Ramadani shprehet se janë dhënë arsyetime të ndryshme, si zhvendosja e aparaturës apo mosfunksionimi i saj, duke ngritur dyshime se po krijohen pengesa për testimin vullnetar.
“Narko-testi nuk është shaka, as nuk mund të ndalet. Pushtetarët të mos kenë frikë nga e vërteta”, shkruan ai, duke shtuar se procesi nuk do të mund të ndalet nga askush që aktualisht është në Qeveri.
Në fund të reagimit, Ramadani rikujton rastin e vitit 2019 në Ukrainë, kur Volodymyr Zelenskiy sfidoi rivalin e tij Petro Poroshenko për t’iu nënshtruar një narko-testi, duke e paraqitur atë si shembull të transparencës në politikë.

Lexo edheMustafë Kadriaj i kërkon falje publikut pas sulmit ndaj Nexhmedin Spahiut në studio: Reagimi im ishte në afekt