BallinaUncategorizedRama takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Maqedoni

Rama takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Maqedoni

Të ngjajshme

Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligës

Ylli brazilian, Igor Thiago ka hyrë në histori të...

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit,...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot gjatë ditës, derisa ka zhvilluar fushatën elektorale në qytetin e Pogradecit, ka pritur në takim edhe liderët politik të shqiptarëve në Maqedoni.
Rama këtë e ka bërë me dije në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka postuar disa fotografi me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin dhe me kryetarin e Komunës së Strugës, Zijadin Sela me bashkëpunëtorë, kur Rama ka qenë i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta si dhe Ministri i Jashtëm, Sitmir Bushati.

Por, ai nuk ka komentuar se për çfarë kanë biseduar ata.

“Sot në Pogradec me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Maqedoni”, ka shkruar Rama në Facebook.

Pritet një komunikatë për media për të treguar se cili ka qenë motivi i këtij takimi, ndonëse besohet se temë kyçe ka qenë situata në Maqedoni pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz