Rama publikon videon e pazakontë, këtë objekt nuk e ndan nga vetja!

Ka vdekur sot në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundjeje, gazetari dhe shkrimtari kosovar, Ragip Sylaj.Ragip Sylaj u lind më 25. XI. 1959 në Sllapuzhan të Suharekës, ku i ka mbaruar mësimet e fillores dhe të gjimnazit.
Ka kryer studimet master për teknologji në Universitetin e Prishtinës.Ka punuar mësimdhënës në vendlindje e në SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë, gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, në të përditshmet “Bota sot” e “Zëri” të Prishtinës.Ka botuar 15 vepra letrare, ku hyjnë librat e poezisë, të prozës, dramës e të esesë.
Për veprimtarinë letrare dhe publicistike disa herë është nderuar me çmime e mirënjohje të ndryshme. Ndërkaq, poezi dhe tregime të tij janë përfshirë në antologji të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja.
Lexo edheRama publikon videon e pazakontë, këtë objekt nuk e ndan nga vetja!
Ka kryer disa trajnime që kanë të bëjnë me lëmin e marrëdhënieve me publikun.Që nga 3 maj 2009 punoi si zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës./BP/














