Një pyetje që i bëri një gazetare nga Rumania në lidhje me projektin e Zvërnecit acaroi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili iu drejtua me fjalët se gënjeshtrat i kanë bllokuar trurin.

Gazetarja e pyeti nëse projekti ishte pezulluar apo anuluar, pasi sipas tij, kryeministri tha në fillim të fjalës së tij se ishte anuluar.