BallinaLajmeRama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Të ngjajshme

Cakolli: Përçarja e Kurtit me Osmanin do ketë impakt në rezultatin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i...

Pas një viti pritje, vjen lajmi i madh për Qendrën e fëmijëve me autizëm dhe Down

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e...

Tabela e Superligës pas javës së 31-të

Sot janë zhvillur dy ndeshjet e fundit të javës...

​MINTI kërkon të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) kërkon...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social TikTok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri.

Në një intervistë për Politico, Rama bëri me dije se qeveria ka arritur një partneritet me platformën dhe së shpejti do t’i prezantojë publikut shqiptar masat e reja mbrojtëse.

“Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”, tha Rama, duke shtuar se ishte i befasuar nga reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim.

Ai shtoi se: “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, do të na ngacmonin. I takova vetë dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata po i dëgjonin me shumë kujdes pikat tona.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz