BallinaShqiptareRama ndërpret financimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Rama ndërpret financimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Të ngjajshme

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e...

Ndryshim në Drejtorinë e Investimeve Kapitale në kryeqytet: Zyhrije Pllana pason Sokol Havollin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

Krah Vjosa Osmanit, Fahrije Hoti e konfirmon futjen në politikë: S’do t’ju zhgënjej!

Pas njoftimit të ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbyllur “de facto” Akademinë e Shkencave të Republikës Shqipërisë duke i ndërprerë financimet për vitin 2018, ndërkohë që do të vazhdojë të financohet si më parë Qendra e Studimeve Albanologjike.

Shefi i Qeverisë shqiptare e ka quajtur Akademinë e Shkencave një lloj rudimenti sovjetik në Shqipëri. Sipas Ramës, Akademia e Shkencave vazhdon të jetë një institucion mbi çatinë e të cilit vazhdon të valëvitet flamuri sovjetik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të hënën në prezantimin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm ka thënë se ky institucion duhet t’i nënshtrohet një reformimi që nuk diktohet nga Qeveria. Investimet, sipas tij, do të shkojnë për kërkimet shkencore në Universitet. Buxheti i sivjetmë i AShSh-së ka qenë mbi 830 mijë euro.

“Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i japim dërmën studimeve albanologjike…Jo. Nuk është e vërtetë. Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar. Studimet albanologjike do të mbështeten drejtpërdrejt”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Zgjedhjet e reja për kryesinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të mbajtura në fillim të shtatorit, nxitën një debat të ashpër publik lidhur me reformimin e munguar të Akademisë së Shkencave.

Pasi qe dhënë lajmi se Gudar Beqiraj do të drejtojë këtë institucion shkencor, Rama kishte thënë se AShASh-i nuk do të marrë fonde nga Qeveria.

Gudar Beqiraj u bë kryetar pas një mandati si nënkryetar i kësaj Akademie. Ndërsa Myzafer Korkuti që më herët mbante detyrën e kryetarit të AShSh-it, ishte kandidatura e vetme për nënkryetar dhe vota prodhoi një rokadë mes Beqirajt e Korkutit.

Pas debatit publik, vetëm dy ditë pas zgjedhjes, numri dy i kësaj Akademie, Myzafer Korkuti, kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz