BallinaShqiptareRama: Forcat Komando pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës,...

Rama: Forcat Komando pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës, mirënjohje

Të ngjajshme

Nagavci, LDK-së: Po ju presim

Shefja e grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i...

Kurti: Feride Rushiti mbrëmë pati më shumë vota se Qeveria Thaçi dhe Qeveria PAN

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për...

LDK thërret konferencë në ora 21:00, i jep “selamin” Albin Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur për...

Sydney Sweeney surprizon fansat në festival, zhvesh të brendshmet dhe ua hedh atyre

Aktorja Sydney Sweeney ka befasuar fansat gjatë festivalit Stagecoach...

Në të gjithë vendin situata e krijuar nga zjarret është  përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.

Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga puna e Forcave Komando, që kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes për shuarjen plotësisht të zjarreve.

“Një falënderim i posaçëm me mirënjohje për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10 km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, theksoi Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz