BallinaLajme“Rama erdhi në Prishtinë që ta lë në plan të dytë aktgjykimin...

“Rama erdhi në Prishtinë që ta lë në plan të dytë aktgjykimin e komnadantëve të UCK-së”

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

 

Sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka thënë se kryeministri iShqipërisë, Eid Rama, “po sillet sikur të ishte vartës i Hashim Thaçit”.

Në një postim në Facebook, Sherifi ka thënë se Rama ka ardhë në Prishtinë për ta lënë në plan të dytë lajmin e konfirmimit të aktgjykimeve të padrejta ndaj udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së, Sylejmam Selimi dhe të tjerët ta nxjerrë në plan të dytë.

Postimi i Sherifit në Facebook:

Sipas Sherifit “sa herë që Thaçi ka telashe të brendshme, ai ose shkon te Rama në Tiranë ose e sjellë atë në Kosovë për “drekë/darkë” sikur kësaj radhe!
Ai e solli atë sot në Prishtinë vetëm për një arsye: që lajmin e konfirmimit të aktgjykimeve të padrejta ndaj udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së, Sylejmam Selimi dhe të tjerët ta nxjerrë në plan të dytë.
Ky është gabim i radhës i Edi Ramës. Natyrisht nëse është gabim.
Së paku dëshiroj që ky veprim i tij të jetë vetëm një gabim.
Sidoqoftë, e siguroj Ramën se nëse mendon se kjo ndihmë që sot ia dha Thaçit do ta forcojë miqësinë mes tyre sërish e ka gabim.
Jo për tjetër gjë, por sepse historia e Thaçit në raport me miqt e tij dëshmon se ky, në jetën e tij, vetëm miq nuk ka pasur!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz