back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaShqiptareRama del bllof/ Si nuk pranoi ta heqë taksën tek rruga e...

Rama del bllof/ Si nuk pranoi ta heqë taksën tek rruga e kombit për ata që sjellin ndihma

Të ngjajshme

Kongos i rrezikohet pjesëmarrja në play-off, Nigeria paraqet ankesë

Kongo ka mundësinë e artë të arrijë Botërorin e...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

Sot vijon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot nga ora 09:30,...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

Nëse në Kosovë ka plasur një debat i madh se nuk është morale që qeveria shqiptare të taksojë me 5 euro në rrugën e kombit ata që vijnë dhe sjellin ndihma për të prekurit nga tërmeti, kryeministri Rama i është kundërvënë kësaj ideje. Gjatë një takimi me zv kryeministrin në ikje, Behgjet Pacolli Rama tha se kush jep ndihma me zemër mund ti paguaj edhe 5 euro:“Tarifa tek rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e insfrastruktures, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tani në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër se sa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe ne Kosovë dhe në Shqipëri. Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetveten në kuptimin e garancisë së shërbimit ” ka thënë Rama.

Por që dje edhe sot solidariteti i madh nga pjesa tjetër e kombit ka ngjallur shumë reagime për taksën e traut te rruga e kombit. Dhe me sa duket atë që nuk pati këllqe për ta bërë qeveria e ka bërë vetë kompania koncesionare e cila ka nxjerrë një njoftim se ata që sjellin ndihma nuk do të taksohen.

“Ju informojme se shoqeria koncesionare e autostrades Milot – Morine (Rruga e Kombit), duke filluar qe nga dita e djeshme date 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese te te gjithe makinave (indvide, shoqata, institucione te Kosoves, Shqiperise, etj), te cilet jane solidarizuar apo qe kane sjelle ndihma per te prekurit nga termeti. Keto grup personash do te lejohen te kalojne pa pagese deri ne perfundim te situates emergjente”, thuhet në komunikatën per media te kompanise.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz