Rafuna bëhet me Q7-she “00”, e gjen te Sherreti
dp

Lexo edheDikur thoshte është “haram”, Fero – njëri nga konkurrentët e sezonit të ri të “BBVK”

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, është bërë me veturë të re.
Bëhet fjalë për modelin e ri Audi Q7, viti 2027, me zero kilometra të kaluara, shkruan IndeksOnline.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga kompania “Sherreti”, e cila është përkujdesur që Rafuna të bëjë përzgjedhjen e duhur për veturën.
Rafuna, i njohur për rolet e tij në produksionet humoristike dhe televizive në Kosovë, ka vendosur që vetura të jetë e ngjyrës së zezë – zgjedhje elegante.

Lexo edheDikur thoshte është “haram”, Fero – njëri nga konkurrentët e sezonit të ri të “BBVK”
Audi Q7 është një SUV luksoz, i njohur për hapësirën, komoditetin dhe teknologjinë që ofron.
Në tregun ndërkombëtar, çmimi i kësaj veture varion mes 70 dhe 80 mijë dollarësh.