Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN
dp

Lexo edheNisi me përleshje fizike mes disa fëmijëve, vritet njëri prej tyre- Detaje nga rasti i fundit në Gjakovë ku u vra 18 vjeçari

Në një konferencë për media, ai tha se tashmë janë numëruar mbi 97% të votave, teksa i lexoi rezultatet preliminare, sipas platformës online të KQZ-së.
Megjithatë, Radoniqi nuk dha ndonjë orë apo datë se kur mund të dalin me rezultatet përfundimtare.
“Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike, po ashtu votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”.

Lexo edheNisi me përleshje fizike mes disa fëmijëve, vritet njëri prej tyre- Detaje nga rasti i fundit në Gjakovë ku u vra 18 vjeçari
“Prej ditës së nesërme do të nisë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. Në disa komuna do të nis në orën 16:00, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë natës së sotme, që t’u japim pak kohë të pushojnë”.
“Në shumicën e komunave do të fillojë në orën 16. Në komunat e vogla, numërimi do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit të nesërm”, u shpreh Radoniqi.