back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeRadoniqi i KQZ-së: Jemi gati për zgjedhjet e nesërme, ftoj qytetarët që...

Radoniqi i KQZ-së: Jemi gati për zgjedhjet e nesërme, ftoj qytetarët që të votojnë

Të ngjajshme

“Takim miqësor” mes Federatës Shqiptare dhe asaj Serbe para ndeshjes

Në prag të ndeshjes kualifikuese Serbi–Shqipëri, të shtunën është...

Kurti emëron pasuesin e Nenad Rashiqit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka emëruar Nenad Vukmiroviqin...

Hajdari: Drenasi është vetëm një ditë larg qeverisjes që e meriton

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e...

Radoniqi i KQZ-së: Jemi gati për zgjedhjet e nesërme, ftoj qytetarët që të votojnë

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ky...
- Advertisement -

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ky Komision është gati për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Radoniqi po ashtu ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e vet dhe të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Në emër të KQZ-së, ftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike, të votojnë dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së”, ka thënë Radoniqi në mbledhjen e fundit para zgjedhjeve.

“KQZ-ja, sekretariati i KQZ-së, të cilët i falënderoj për gjithë punën që e kanë bërë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe operacionale për të organizuar zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër”.

“Me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor, KQZ-ja ka një bashkëpunim të ngushtë me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit, të cilët janë të pranishëm dhe të angazhuar me ekipet e tyre në të gjitha komunat e vendit për të siguruar një proces zgjedhor të qetë, të drejtë dhe të sigurt.”

“Prandaj, përfundimisht ju ftoj qytetarë të Republikës së Kosovës që nesër ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar dhe për të përzgjedhur përfaqësuesit tuaj të preferuar.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz