back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeDiplomati amerikan Fried: SHBA e frustruar me Kurtin, e sheh si autoritar

Diplomati amerikan Fried: SHBA e frustruar me Kurtin, e sheh si autoritar

Të ngjajshme

“Takim miqësor” mes Federatës Shqiptare dhe asaj Serbe para ndeshjes

Në prag të ndeshjes kualifikuese Serbi–Shqipëri, të shtunën është...

Kurti emëron pasuesin e Nenad Rashiqit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka emëruar Nenad Vukmiroviqin...

Hajdari: Drenasi është vetëm një ditë larg qeverisjes që e meriton

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e...

Radoniqi i KQZ-së: Jemi gati për zgjedhjet e nesërme, ftoj qytetarët që të votojnë

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ky...
- Advertisement -

Me pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Daniel Fried, po dëshiron ta paralajmërojë Kosovën kundër shenjave të vazhdueshme të autoritarizmit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.

Fried që shërbeu në këtë pozitë nën administratën e George W. Bush, e për disa muaj edhe në atë të Barack Obama-s, beson se pezullimi i Dialogut Strategjik, është një vendim serioz, por jo i parevokueshëm.

“Asgjë nuk është e përhershme, por pezullimi i Dialogut Strategjik pason frustrimin ndaj qeverisë së kryeministrit Kurti. Është një vendim serioz, por jo i parevokueshëm”, tha ai.

I pyetur  për sulmin terrorist në Banjskë, top-diplomati amerikan vlerëson se Kosova duhet t’i ekspozojë botës përpjekjet malinje të Serbisë dhe se marrëdhëniet më të forta me Bashkimin Evropian “do ta ndihmonin Kosovën në përpjekjet për t’u mbrojtur nga një agresion i tillë”.

Në intervistën për Albanian Post, diplomati amerikan, Daniel Fried, vlerëson se administrata e Trump mund të përdorë masa shtesë presioni, si tarifat, dhe se ka potencial për të ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, ndonëse ky proces është “i vështirë, por që mund t’i pëlqejë Trumpit”.

Ai vëren gjithashtu se mungesa e ambasadorit amerikan në Prishtinë nuk tregon domosdoshmërisht probleme, por më tepër ngadalësi në emërimet e administratës.

Sa për raportet SHBA–Serbi, ai thekson se sinjalet janë të përziera, por se Uashingtoni po tregon gatishmëri për presion ndaj Beogradit, ndërsa strategjia e Vuçiçit për të balancuar midis Perëndimit dhe Rusisë “mund të mos funksionojë më si dikur”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz