BallinaLajmeRadoniqi: Deri tash procesi i votimit i qetë dhe pa pengesa, paqartësive...

Radoniqi: Deri tash procesi i votimit i qetë dhe pa pengesa, paqartësive të ndryshme po u japim zgjidhje me shpejtësi

Të ngjajshme

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

U.D Presidentja Haxhiu në ora 14:00 pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës...

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë të media së fundi tha se procesi i votimit deri më tani është zhvilluar qetë dhe pa pengesa.

Ai tha se në rastet ku ka pasë paqartësi ose që kanë qenë problematike kanë reaguar në kohë për t’iu dhënë zgjidhje.

“Komisionet komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit deri në këtë kohë po zhvillohet qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk kanë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve. KQZ mbetet në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhorë nëpër komuna dhe institucionet të ndryshme. Me qëllim që të garantohet zbatimi i plotë i ligjit dhe rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit. Në të gjitha ato rastet ku ka paqartësi ose problematika të ndryshme, KQZ është duke i trajtuar në kohë më shpejtësi dhe duke i dhënë zgjidhje”.

Radoniqi tha se përqindja e pjesëmarrjes në votime do të përditësohet kohë pas kohe deri në mbylljen e vendvotimeve në faqen zyrtare të KQZ-së.

Po ashtu, ai njoftoi se konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në orën 19:30./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz