BallinaShqiptare"Racë mu** ju kosovarët" - sjellja tmerruese e një hoteli në Shqipëri

“Racë mu** ju kosovarët” – sjellja tmerruese e një hoteli në Shqipëri

Të ngjajshme

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Një qytetar nga Kosova, Leutrim B., është ofenduar rëndë nga stafi i hotelit nga Durrësi, “Ylli i Detit”, të cilët e quajtën atë “racë derri” për shkak të një keqkuptimi mes tyre lidhur me rezervimin e një dhome.

Leutrim B. ka publikuar dëshmi nga komunikimi që ai ka pasur me stafin e hotelit nga Durrësi, përmes platformës komunikuese Messenger. Në bashkëbisedimin mes tyre bie në sy sjellja vulgare e stafit të hotelit nga Durrësi ndaj qytetarit nga Prishtina.

“Pas një dëshire me kalu vikendin në Shqipëri me familje me ju bashkangjitë shokëve të tjerë që ishin atje, deshta me rezervu një Hotel prej Prishtinës, që mos me u bo telash me gjetë dhomë kur shkoj atje pasi kam qenë edhe me fëmijë të vegjël. E pyes Hotel ‘Ylli i Detit’ , siç shihet edhe në foto, dhe më thotë se ne nuk bëjmë rezervime nga telefoni sepse duhet një kapare. E mirëkuptoj. E rezervoj diku tjetër ku nuk duhet kapare për një rezervim”, shkruan Leutrim B..

“Hoteli ‘Ylli i Detit’ më shkruan të premtën se a do të vish pasi ke bërë rezervim, gjë që nuk është bërë, i them JO se bëra diku tjetër rezervim ku nuk duhet kapare. “Vllau/Motra” nga Shqipëria më shan në menyren më banale dhe thotë se ne Kosovarët jemi Racë Derri dhe Pak na bëri serbi”, rrëfen kosovari.

Megjithatë, Leutrimi ka thënë se jo të gjithë njerëzit në Shqipëri janë njësoj me stafin e hotelit në fjalë.

“Unë kam mjaft miq në Shqipëri që më rrespektojnë dhe i rrespektoj, duhemi shumë. Nuk po i shti me një thes krejt. Ka shumë njerëz të mirë atje por ka edhe njerëz që përnime hiç nuk na dojnë”, ka thënë ai. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz