Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRa nga kati i 13-të i Grandit, Prokuroria nis hetimet mbi vdekjen...

Ra nga kati i 13-të i Grandit, Prokuroria nis hetimet mbi vdekjen e të riut

Të ngjajshme

Bajraktari: Gjykata Supreme ka bërë të qartë, s’mund të jesh njëkohësisht deputet dhe ministër

Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar çfarë nënkupton papajtueshmëria e...

Arsim Thaqi: Rezultati në ndeshjen e parë ndaj Sheriffit nuk ishte real

Trajneri i skuadrës së Prishtinës, Arsim Thaqi, është paraqitur...

Një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit përfshihet nga zjarri

Një ndërtesë në rrugën “Isa Kastrati” pranë Parkut të...

Pas vdekjes së 24 vjeçarit i cili ra sot nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë, janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë se prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes dhe se rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes gjatë të cilit ka humbur jetën një person i moshës 24 vjeçar, ku prokurori i shtetit  hapur rastin ‘Hetim mbi vdekjen’. Po ashtu prokurori i çështjes ka autorizuar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë Shala.

Ndryshe nga Policia, u deklaruan se një person i moshës 25 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 11:30 pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net, e konfirmoi Agron Borovci, zëdhënës në rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi”  në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti . Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia   po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin’, ka thënë Borovci.

Po ashtu lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes janë parë forca të shtuara të rendit dhe të forenzikës të cilët edhe e kanë larguar viktimën. /Lajmi.net/

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit