BallinaLajmeQyteti i majmunëve (Video)

Qyteti i majmunëve (Video)

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...
Majmunët janë atraksioni më i famshëm në provincën tajlandeze të Lopburit, duke joshur një numër të madh turistësh e rrjedhimisht duke kontribuar në ekonominë lokale. Në shenjë falenderimi, autoritetet i shtrojnë çdo vit një banket frutash.

Provinca është e populluar me ata që njihen si majmunët bishtëgjatë, që ngjiten nëpër banesa e u hidhen në qafë vizitorëve. Shumica e tyre nuk janë të rrezikshëm, por disave u pëlqen të kafshojnë.

“Njëri më kafshoi dje. U befasova pak, por mendoj se ai ishte një nga të këqinjtë, pasi të tjerët janë shumë miqësor”, thotë një turiste.

Aktiviteti konsiderohet si i rëndësishëm dhe u zhvillua pavarësisht periudhës së zisë në të cilën gjendet vendi për shkak të ndarjes nga jeta të mbretit Bhumibol Adulyadej, në muajin tetor. Gjithsesi, organizatorët rrëfejnë se në respekt të monarkut, ishin përpjekur të përmbanin atmosferën festive të eventit, që organizohet për të 28-in vit radhazi.

Rreth 3 mijë majmunë jetojnë në qytet e 7 mijë të tjerë janë të shpërndarë rreth provincës së Lopburi-t./t.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz