BallinaLajmeQytetari shqyen fletëvotimin në Prizren, nuk u lejua të asistoj bashkëshorten –...

Qytetari shqyen fletëvotimin në Prizren, nuk u lejua të asistoj bashkëshorten – shoqërohet në Polici

Të ngjajshme

Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit

Deputetja Albena Reshitaj, e ka parë të mundshme që...

Më 21 maj finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj – Dukagjini

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit...

Bella Hadid supermodele, e zjarrtë në bikini të kuqe

Bella Hadid ngriti temperaturat ku u shfaq e zhveshur me...

Lady Gaga dhe Doechii publikojnë videoklipin e këngës “Runway”

Në botën e muzikës ka një bashkëpunim të ri...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në një qendër votimi në Prizren, konkretisht në shkollën “Mustafa Bakija”, ku një qytetar i moshuar ka dëmtuar fletëvotimin gjatë procesit të votimit.

Reagimi i qytetarit ka ardhur pasi komisioni zgjedhor nuk i ka lejuar atij që të asistojë bashkëshorten e tij gjatë votimit, çka ka shkaktuar revoltën e tij.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë reaguar menjëherë për të menaxhuar situatën.

“Qytetari është shoqëruar në stacion policor dhe aktualisht po intervistohet. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit do të vendosen hapat e mëtejmë ligjorë,” ka deklaruar Bytyqi për lajmi.net.

Sipas Policisë, gjendja në qendrën e votimit është stabilizuar dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa pengesa./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz