back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeQytetari shqyen fletëvotimin në Prizren, nuk u lejua të asistoj bashkëshorten –...

Qytetari shqyen fletëvotimin në Prizren, nuk u lejua të asistoj bashkëshorten – shoqërohet në Polici

Të ngjajshme

E rrallë, 71-vjeçari voton për herë të parë

Një 71-vjeçar nga fshati Vrellë i komunës së Istogut...

Osmani fton qytetarët që të dalin dhe të votojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje qytetarëve...

Semenyo dëshiron transferimin tek Manchester City para vitit të ri

Ylli i Bournemouth, Antoine Semenyo, synon që transferimi i...

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në një qendër votimi në Prizren, konkretisht në shkollën “Mustafa Bakija”, ku një qytetar i moshuar ka dëmtuar fletëvotimin gjatë procesit të votimit.

Reagimi i qytetarit ka ardhur pasi komisioni zgjedhor nuk i ka lejuar atij që të asistojë bashkëshorten e tij gjatë votimit, çka ka shkaktuar revoltën e tij.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë reaguar menjëherë për të menaxhuar situatën.

“Qytetari është shoqëruar në stacion policor dhe aktualisht po intervistohet. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit do të vendosen hapat e mëtejmë ligjorë,” ka deklaruar Bytyqi për lajmi.net.

Sipas Policisë, gjendja në qendrën e votimit është stabilizuar dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa pengesa./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz