Qytetari i rrëfen tmerrin ministrit: Më mori dallga nusen (Video)
BILLI
Lexo edhePërmbytet qendra tregtare, shqiptarët bëjnë thirrje për ndihmë (Video)
Ministri Xhafaj ditën e sotme doli në krah të qytetarëve të përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.
Gjatë takimeve në autostradë, Xhafaj foli me një qytetar i cili kishte ngecur në autostradë, pasi përmbytja i kishte dëmtuar automjetin.
“Çfarë problemi keni” – iu drejtua Xhafaj.
“Të paktën të na sjellin ndonjë karroatrec që të na çojnë deri në Durrës” – i tha qytetari ministrit.
Lexo edhePërmbytet qendra tregtare, shqiptarët bëjnë thirrje për ndihmë (Video)
“Po punojnë karroatrecët” – e pyeti Xhafa.
“Duke punuar janë, në lëvizje kanë qenë – ia priti banori, i cili vijoi – Unë them që jam me fat që më shpëtoi nusja, se ma mori dallga nusen. Erdhi krejt e papritur dhe e mori”.