back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeQytetari nga Klina ankohet për vjedhje në pompë benzine – rezervuari 45...

Qytetari nga Klina ankohet për vjedhje në pompë benzine – rezervuari 45 litërsh ia zë 54 litra

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Labinot Zogaj, pronar i një restoranti në Klinë, ka disa muaj që veturat e tij i furnizon me karburante në pompën e benzinës IP.

Por së fundi, ai thotë se ka vërejtur që po mashtrohet nga punëtorët e kësaj pike. Zogaj ka thënë se nuk e ka merituar këtë mashtrim, pasi që ka qenë klient i rregullt, raporton KTV.

Ai thotë se ka kërkuar sqarim nga menaxheri i kësaj pike se përse ka ndodhur ky problem.

Ndërkaq, Bujar Shatri nga kompania IP, ka thënë se pajisjet janë të bazhdaruara/kalibruara nga autoriteti përkatës i Ministrisë së Tregtisë dhe njëherësh janë të blombuara nga po ky autoritet.

Lidhur me ankesën e Labinot Zogajt, Shatri ka shtuar se departamenti përkatës i IP Kos ka shqyrtuar rastin në detaje dhe ka vërtetuar se nuk ka hapësirë për gabim njerëzor apo defekt në aparaturë.

Sipas tij, pajisjet janë kontrolluar dhe sasia e shitur përmes dispenserit konkret ka dalë korrekte.

Të Fundit

Sport

ShowBiz