Qytetari gjen dokumentacionin që i humbi motoristit për 1 maj, kërkon ndihmë për gjetjen e pronarit

Ndonëse është dita e Punës, për 1 maj, shumica e qytetarëve të Kosovës për dallim nga vendet tjera, dalin të festojnë.
E pikërisht me 1 maj, të mërkurën një qytetari i kanë humbur dokumentat e motorit ‘Kawasaki’.
Personi që i ka gjetur këto dokumenta, ka thënë për Indeksonline se po mundohet të gjej përmes rrjeteve sociale pronarin e motorit, por nuk po arrin.
Ai ka dërguar fotografi të dokumentave në redaksi, duke shpresuar që pronari do ta lexojë artikullin dhe të lajmërohet për t’i marrë.

Lexo edheKryemadhi: Pazarxhiu Rama, për turpin e tij, hodhi në treg ndarjen e Kosovës
Ky qytetar thotë se dokumentat i ka gjetur në dalje të Vitisë, përkatësisht në rrugën për Ferizaj.
Ai thotë se motoristi ishte para tij duke qarkulluar me motor dhe se e ka parë momentin kur dokumentat i ranë në tokë, por që nuk arriti ta lajmëronte atë.
Nëse njihni këtë personi, lajmërohuni. /Indeksonline/

















