BallinaLajmeQytetarët sot protestojnë para ZRRE-së kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Qytetarët sot protestojnë para ZRRE-së kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Të ngjajshme

Grupi i Qytetarëve të Pavarur që po e organizojnë protestën kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike do të organizojnë sot një aksion simbolik para zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Një grup qytetarësh po u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën t’iu bashkohen në një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

‎Ata ftesën po e bëjnë nëpërmjet Facebook-ut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.

“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj.

Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz