back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeQytetarët protestojnë me tenxhere në ballkone për situatën politike – si në...

Qytetarët protestojnë me tenxhere në ballkone për situatën politike – si në vitet e 90-ta (VIDEO)

Të ngjajshme

Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike...

Amerika sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojnë sanksionimin e katër...

Izraeli do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë...

Qytetarët edhe të izoluar po protestojnë kundër situatës së krijuar politike në gjithë Kosovën.

Ata kanë zgjedhur ballkonin për të dalë dhe tenxheret si mjete për zhurmë që ta shprehin revoltën e tyre, njofton Klan Kosova.

Ata që e morën këtë inciativë thanë se zhurma nëpër ballkone kanë një simbolikë në historinë e Kosovës së izoluar gjatë viteve të 90-ta.

“Revolta dhe protestimi prej ballkonit e ka një simbolikë të madhe dhe historike tek qytetarët e Kosovës. Gjatë viteve të 90-ta, qytetarët e Kosovës, nga ballkonet e dritaret e tyre kanë përdorur mjete të ndryshme të cilat krijojnë zhurmë për të shprehur revoltën ndaj sistemit shtypës të asaj kohe”.

“Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandmie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës. Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz