Qytetarët në Shqipëri në ditën e 53-të të protestës
dp

Lexo edheHoxhaj: Kosova sot është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës

Protesta maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
Kërkesat e prrotestuesve vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit po vijojnë marshimin me pankarta në duar në drejtim të Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha si dhe të kastës së vjetër politike.

Lexo edheHoxhaj: Kosova sot është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Indeksonline/