BallinaRegjionaleMitrovicëQytetarët e Mitrovicës zëvendësojnë detin me liqenin akumulues

Qytetarët e Mitrovicës zëvendësojnë detin me liqenin akumulues

Të ngjajshme

Pa trajner? S’ka problem! Chelsea kalon në finale të FA Cup

Enzo Fernandezi shënoi me kokë në pjesën e parë...

Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu,...

Presidenti i Interit flet pas skandalit të Rocchit: Nuk jemi të përfshirë

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, këmbëngul se klubi është...

Liqeni akumulues në Mitrovicë po u shërben qytetarëve për t’u freskuar dhe përballuar temperaturat e larta. Aty, po lahen mitrovicasit dhe nuk po harxhojnë asnjë cent. Për sigurinë e pushuesve kujdesen zhytësit e Klubi i Zhytjes “Trepça”, raporton T7.

Për sigurinë e pushuesve te liqeni akumulues kujdesen zhytësit e “Trepçës”.

Qytetarët e Komunës së Mitrovicës nuk i kanë problem temperaturat e larta.

Shumë prej tyre për këtë vikend vendosën të bënin plazh tek liqeni akumulues, pa shpenzuar buxhetin familjar.

Zyber Haliti, 74 vjeç thotë se liqenin e viziton thuajse çdo ditë, dhe këtë e bënë për shumë arsye.

Ai thotë se liqeni akumulues po pëlqehet nga të gjithë, dhe jo rastësisht po frekuentohet kaq shumë nga banorët e kësaj ane.

Sikurse Haliti, njejtë me familjen e saj për pak orë tek ky liqen qëndroi edhe Donika Deraja.

Edhe qytetarë të tjerë, thonë se është vendi ideal për të kaluar një ditë të mirë.

E ata që po kënaqen më së shumti pranë këtyre valëve të frekëta janë fëmijët.

Derisa i madh e i vogël po shijojnë rrezet e diellit si mos më mirë, janë klubi i Zhytjes “Trepça” ata që po kujdesen të mos ndodhë ndonjë incident i mundshëm.

Ggjithë këtë investim që ka kushtuar rreth 4,5 milion euro e ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale. Liqeni ka gjatësi prej 1.8 kilometra, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në 3 metra. /T7/

Image result for deti ne mitrovice

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz