Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditQytetarët e Kosovës në pritje – bllokada politike vonon përfitimet prej 880...

Qytetarët e Kosovës në pritje – bllokada politike vonon përfitimet prej 880 milionë eurosh nga BE-ja

Të ngjajshme

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar...

Milani afër arritjes së marrëveshjes me lojtarin nga Premier Liga

AC Milan është në rrugë të mrië transferimit të...

Më në fund – Unitedi e zyrtarizon Mbeumon

Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo...

Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme për zbatimin e Planit të Rritjes.

Kosova ka të drejtë të përfitojë nga fondet e parafinancimit menjëherë pasi të ratifikohen të gjitha marrëveshjet, por për këtë duhet së pari të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

 

 

“Plani i Rritjes është instrument me afat të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që vendi të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ky Plan ofron për qytetarët e tij,” – thuhet në mesazhin e Komisionit Evropian. Po ashtu, theksohet se vetëm pas përmbushjes së të gjitha kushteve, mund të bëhet lirimi i fondeve, raporton RTK

Plani i Rritjes konsiderohet si paketa më ambicioze e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për një fond prej 6 miliardë eurosh, që do të shpërndahet në formë grantesh dhe kredish me kushte të favorshme.

 

 

Në raport me numrin e banorëve, Kosova pritet të jetë përfituesja më e madhe, me mbi 880 milionë euro që mund të përfitojë nga kjo paketë.

- Advertisement -

Të Fundit