BallinaLajmeQumështarët kërkojnë nga Kryeministri lehtësira për sektorin e prodhimit

Qumështarët kërkojnë nga Kryeministri lehtësira për sektorin e prodhimit

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës. Përfaqësuesit e organizatës ndër të tjera kanë kërkuar që të krijohen lehtësira në sektorin e prodhuesve të qumështit. Haradinaj është zotuar se do të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Me këtë rast, ata e njoftuan kryeministrin Haradinaj për gjendjen në këtë sektor, për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, sidomos ata që merren me prodhimin e qumështit.

“Kryeministri Haradinaj tha se është angazhuar që t’i mbrojë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, sepse të gjithë janë të këtij vendi dhe bashkërisht duhet angazhuar që Kosova të vendoset në binarë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Haradinaj është zotuar se nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

Shoqata e qumështit udhëhiqet nga Besim Kuqi dhe numëron rreth 2.500 fermerë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz