BallinaRegjionaleMitrovicëQKMF “Dr. Nexhat Çuni” dhe Spitali Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë...

QKMF “Dr. Nexhat Çuni” dhe Spitali Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë pranojnë donacion në vlerë prej 75 mijë euro

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Afaristi shqiptar nga Gjermania, Bahri Tahiri, në bashkëpunim me doktorin gjerman, prof. dr. hc. Henrich Schantmann, dje kanë bërë dorëzimin e donacionit me vlerë prej 75 mijë euro për Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” dhe QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë.

Ky donacion përmban pajisje mjekësore, siç janë shtretër, mbuloja, karroca dhe gjëra të tjera të cilat do të shërbejnë për nevojat e këtyre objekteve spitalore.

Kështu drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar donatorët në fjalë duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë donacion, meqenëse sektori i shëndetësisë duhet të këtë gjithmonë prioritet dhe veprimet e tilla janë për tu përgëzuar.

Gjithashtu ajo theksoi se këto pajisje janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës në sektorin e Shëndetësisë.

Po ashtu një pjesë e këtij donacioni do ti shpërndahet edhe qytetit të Vushtrrisë, Ferizajt, Prishtinës dhe Suharekës.

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz