Qeveria nuk ndryshon qëndrim për gazin amerikan – Pretendon se qymyri ia ka siguruar Kosovës rrymën më të lirë në rajon
dp

Lexo edheÇështja e gazit amerikan, Rizvanolli del me sqarime

Në një video të publikuar në Facebook, Rizvanolli tha se është e pasaktë të thuhet se institucionet e Kosovës refuzojnë gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, Kosova ndodhet në një pozitë më të favorshme krahasuar me shumë vende të rajonit, falë rezervave të mëdha të qymyrit, të cilat, siç u shpreh ajo, kanë bërë të mundur shmangien e varësisë nga gazi dhe mbajtjen e çmimit të energjisë elektrike në nivele më të ulëta.
Rizvanolli theksoi se qytetarët në vendet e rajonit paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se qytetarët e Kosovës, duke shtuar se synimi i saj mbetet ruajtja e çmimit sa më të ulët të energjisë elektrike për konsumatorët në vend.

Lexo edheÇështja e gazit amerikan, Rizvanolli del me sqarime
Ministrja i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ku sqaroi qëndrimin e saj lidhur me çështjen e gazit amerikan./lajmi.net/