BallinaLajmeQeveria nga sot më s’mund të bëj asnjë pagesë

Qeveria nga sot më s’mund të bëj asnjë pagesë

Të ngjajshme

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Qeveria e Kosovës nga e premtja nuk mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore, për shkak të mosmiratimit të projekt-buxhetit për vitin 2019.

Për të mundësuar ndarje nga buxheti, në bazë të procedurave ligjore, nëse buxheti nuk është miratuar, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se është bërë kërkesa në Kuvend për zgjatjen buxhetore, që të mos ketë ndërprerje të pagesave.

Propozim-vendimi i Qeverisë se Kosovës për këtë çështje do të shqyrtohet të shtunën në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet edhe projekt-buxheti për vitin 2019.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, Rafuna tha se kanë pasur të drejtë vetëm deri më 31 janar që të bëhet ndarja buxhetore dhe se tani janë duke pritur që në seancën e së shtunës të miratohet vendimi për lejimin e ndarjeve buxhetore ose të votohet projekt-buxheti 2019.

“Në fakt për sot nuk kemi asnjë pagesë në pritje. Në rast se votohet vendimi të shtunën, atëherë hyn në fuqi ditën e hënë dhe nuk paraqet asnjë pengesë në mënyrën e bërjes së pagesave. Ne, me kohë, kemi arritur t’i ekzekutojmë të premten të gjitha pagat për të gjithë shërbyesit që marrin nga buxheti i shtetit”, tha Rafuna.

Nëse nuk votohet vendimi, Rafuna tha se Ministria e Financave nuk mund të veprojë në mënyrë të kundërligjshme, pa e pasur autorizimin ose buxhetin e miratuar.

Kosova ka hyrë në vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Buxheti i Kosovës, sipas projektimit aktual, parashihet të jetë 2.3 miliardë euro dhe si i tillë është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz