back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeQeveria ndan 50 milionë euro për pagesat nga 170 euro për punëtorë

Qeveria ndan 50 milionë euro për pagesat nga 170 euro për punëtorë

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 100 milionë euro për ekzekutimin e masave të parapara sipas Pakos Emergjente Fiskale të cilat përfshijnë pagesat për punëtorët, penzionerët e bizneset e dëmtuara nga pandemia COVID-19.

Përmes një njoftimi për media, ekzekutivi ka bërë me dije se ka aprovuar dy propozime të Ministrisë së Financave që ndërlidhen me ndarjen e mjeteve për Pakon Emergjente Fiskale.

“Pas shqyrtimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve financiare për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej dyzet e katër milionë e shtatëqind mijë e një qind e pesëdhjetë e dy euro (44,700,152.00 €)”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë se Financave për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej pesëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro (50,500,000.00 €), me qëllim të vazhdimit të pesë masave të tjera, të parapara me këtë pako.

“[…] me qëllim të vazhdimit të ekzekutimit të masave: Nr. 1.3, Nr. 1.7, Nr. 1.8, Nr. 1.14 dhe Nr. 1.15, sipas Vendimit Nr. 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më 30 mars, qeveria e kaluar mori vendim për aprovimin e Pakos Emergjente Fiskale, i cili parashihte pagesat dhe shtesat për punëtorë e biznese private për muajt prill dhe maj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz