HomeLajmeQeveria merr disa vendime, i vazhdohet mandati komisionit për verifikimin e diplomave...

Qeveria merr disa vendime, i vazhdohet mandati komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut

Të ngjajshme

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u...

Anne Hathaway jep lajmin e ëmbël: Sërish shtatzënë!

Anne Hathaway është shtatzënë! Ylli i “Mother Mary”, 43 vjeç, është në...

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, në kuadër...

Mirlindi publikon për herë të parë portretin e vajzës

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Mirlind Daku, ka gjetur...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Mes të tjerash, qeveria miratoi vendimin për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Po ashtu, qeveria mori vendimin për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Komisioner për Gjuhët”.

Qeveria miratoi edhe vendimin për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Drejtor Ekzekutiv” në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Tutje, në mbledhjen elektronike u mor vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, për themelimin e komisionit për vlerësimin e sistemeve të informacionit dhe komunikimit me rëndësi strategjike.

Qeveria po ashtu miratoi vendimin për vazhdimin e mandatit të komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026, i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri me datën 22.09.2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz