back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeQeveria: Liberalizimi, më shpejt se pritjet e pesimistëve

Qeveria: Liberalizimi, më shpejt se pritjet e pesimistëve

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Ramush Haradinaj kishte premtuar se tre muaj pasi të zgjidhet kryeministër Kosovës do t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Javën tjetër bëhen tre muaj të qeverisë “Haradinaj”, ndërsa vizat për Kosovën ende nuk janë hequr. Gjasat janë që izolimi i vendit të vazhdojë gjatë për shkak të mosmiratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvend.

“Qeveria e Kosovës e ka përshpejtuar adresimin e çështjes së demarkacionit të kufirit duke lëvizur përpara me veprime konkrete nga pika zero, ku ka stagnuar që nga viti 2014. Liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejt sesa pritjet e pesimistëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim të kryeministrit Haradinaj për gazetën “Zëri”.

Më tutje në përgjigjet e kësaj zyre thuhet se kryeministri Haradinaj po punon për zbatimin e MSA-së dhe për marrjen e statusit kandidat të BE-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj po punojnë me një dinamikë të re dhe me fokus zbatimin e ligjeve, vendimeve dhe kritereve euroatlantike, me theks të veçantë zbatimin e plotë të MSA-së, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE”.

Në anën tjetër, raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se shpreson ende se Kosova do ta bëjë hapin e madh për vizat, duke e ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka përsëritur se Komisioni Evropian ishte i qartë kur i vendosi kushtet që çojnë drejt liberalizimit të vizave.

Raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën kërkon që vendi t’i lërë anash dallimet politike, duke vendosur në favor të të gjithë kombit.

“Komisioni Evropian i ka vendosur qartë kërkesat për liberalizimin e vizave, njëra prej të cilave ende nuk është përmbushur nga Kosova, e cila është Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi. Praktikisht tani topi është në anën e Kosovës. Unë shpresoj se Kosova mund t’i veçojë dallimet e saj të brendshme politike dhe të vendosë në favor të të gjithë kombit, duke zgjidhur çështjen e demarkacionit të kufirit dhe të jetë një hap i madh më afër liberalizimit të vizave”, është shprehur Soltes. /ZËRI/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz