Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin
dp

Lexo edhePolicia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim

Walker ka thënë se është mërzitur shumë me vendimin e sotëm.
“Dua ta pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht. Kishte dhunime, trajtime mizore. Ata po mundohen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët kosovarë të UÇK-së. Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë, u mërzita shumë me vendimin”, deklaroi Walker për Klan Kosova.
Ai theksoi se ky vendim do ta afektojë rëndë Kosovën në mënyrën si e shohin ndërkombëtarët tash e tutje.

Lexo edhePolicia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim