back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaShqiptareQeveria krijon kompaninë shtetërore që do të menaxhojë transportin publik

Qeveria krijon kompaninë shtetërore që do të menaxhojë transportin publik

Të ngjajshme

Kur dhe ku voton Presidentja Osmani në zgjedhjet lokale?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të...

Zabaleta tregon arsyen pse starton sonte Myrto Uzuni

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndaj Serbisë, ndeshjen e...

SHBA: Nuk do të ketë asnjë ushtar amerikan në Gazë

Shtetet e Bashkuara do të udhëheqin Qendrën e koordinimit...
- Advertisement -

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e shoqërisë aksionare “MobAl”, një strukturë e re me kapital 100% shtetëror, që do të merret me operimin, organizimin dhe modernizimin e transportit publik rrugor në vend.

Sipas vendimit të qeverisë, kjo shoqëri do të funksionojë në përputhje me ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, dhe do të ketë një strukturë drejtimi me dy nivele, Asamblenë e Përgjithshme të Aksionarit, Këshillin Mbikëqyrës dhe Administratorin.

Kapitali fillestar për themelimin e “MobAl”, është parashikuar në vlerën e 10 milionë lekëve, të cilat do të transferohen nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë menjëherë pas regjistrimit të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Po kjo ministri do të përfaqësojë edhe shtetin si pronar i vetëm i aksioneve të shoqërisë.

“MobAl”, do të ofrojë kundrejt pagesës një sërë shërbimesh të lidhura me transportin publik, përfshirë operimin e linjave të udhëtarëve, shërbimet e specializuara për nxënës dhe punonjës të arsimit, mirëmbajtjen e infrastrukturës së transportit si parqet e autobusëve, stacionet dhe sistemet elektronike të karikimit apo biletimit.

Për më tepër, kjo shoqëri do të ketë kompetenca në organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik, si dhe në zhvillimin e sistemeve dhe aplikacioneve elektronike për menaxhimin dhe informimin në kohë reale.

Financimi i “MobAl”, do të vijë nga të ardhurat vetjake që siguron përmes shërbimeve të saj, nga tarifat e biletave, tarifat për operatorët e transportit publik, si dhe nga grante, subvencione apo burime të tjera të ligjshme.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të sigurojë edhe mjediset e punës për fillimin e aktivitetit të kësaj shoqërie, ndërsa shërbimet e lidhura me infrastrukturën e operimit do të nisin zbatimin në shtator të vitit 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz