Qeveria e miraton pagën minimale prej 264 euro bruto
03

Lexo edheSulmi në metronë e Nju Jorkut, flet dëshmitari shqiptar: Fatmirësisht, plumbi nuk më kapi

Veç kësaj, qeveria miratoi edhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky projektligj do t’i hapë rrugë ngritjes së pagës minimale në 265 euro bruto, rrjedhimisht 250 euro neto.
Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se projektligji ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale.

Lexo edheSulmi në metronë e Nju Jorkut, flet dëshmitari shqiptar: Fatmirësisht, plumbi nuk më kapi
“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri”, tha ai.