back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeQeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 147-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Pika e parë që mori miratimin e kabinetit qeveritar ishte vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 200 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë, për mirëmbajtje, riparim, administratë dhe personel si dhe nevojave tjera emergjente të Ndërmarrjes Publike “Aeroporti i Gjakovës”.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin për ri alokimin e mjeteve në buxhetin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nga projekti “Bashkëfinancim me IPA për Zhvillim Regjional” me Kod 13134,  në përputhje me katër marrëveshjet e mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave për projekte kapitale.

Kabineti qeveritar miratoi edhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, Pika Kufitare, Bërnjak, Merdar dhe Mutivodë, si dhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës R6 Prishtinë-Han i Elezit, Sektori C3.

Edhe kërkesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës, përkatësisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për vitin 2017, mori mbështetjen e kabinetit qeveritar. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë kërkesë për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për Kryeprokuror, Prokuror të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Mitur. Kërkesa e paraqitur arsyetohet me faktin se prokurorët e krimeve të rënda dhe ata për të mitur trajtojnë raste të krimeve specifike dhe të ndjeshme. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz