BallinaLajmeQeveria e Kosovës miratoi Projekt Buxhetin për vitin 2017

Qeveria e Kosovës miratoi Projekt Buxhetin për vitin 2017

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

 

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e 113-të të saj, ka aprovuar Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur projekt buxhetin e vitit të ardhshëm buxhet zhvillimor që reflekton Programin Qeverisës të koalicionit.

“Ky buxhet si i tillë është buxhet zhvillimor dhe reflekton drejtpërsëdrejti Programin Qeverisës të koalicionit. Është Buxhet i Qeverisë së Koalicionit, që shpreh përcaktimin tonë për zhvillimin ekonomik, shpreh përcaktimin tonë për krijimin dhe hapjen e vendeve të punës dhe shpreh përcaktimin tonë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit fiskal brenda vendit”, tha kryeministri.

 

Kryeministri Mustafa, ndër të tjera tha se Buxheti prej mbi 2 miliardë eurosh siguron rritjen e investimeve kapitale rreth 50 %.

“Këtë vit kemi pas investime kapitale rreth 500 milionë euro, vitin e ardhshëm do të kemi 700 milionë, që është diku 46 % më shumë, që flet se orientimet tona buxhetore i kemi orientime zhvillimore, sepse dëshirojmë që të krijojmë mundësi të angazhimit të kapaciteteve të firmave tona, edhe rritje të mëtutjeshme ekonomike”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Financave, Avdullah Hot, gjatë prezantimit të Projekt Buxhetit për vitin 2017, tha se ai reflekton përkushtimin e Qeverisë në adresimin e sfidave zhvillimore dhe zbatimin e reformave dhe projekteve specifike që ndikojnë në përmbushjen e objektivave që ka Qeveria e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

“Përmes këtij propozim-buxheti, ne kemi bërë më të mirën për të balancuar kërkesat e shumta me mundësitë buxhetore që kemi. Parimet mbi të cilat është ndërtuar ky buxhet, përfshinë: ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale, sigurimin e financimit të projekteve që janë në vijim, ruajtjen e rezervës fiskale në nivele të mjaftueshme, rritjen e shpenzimeve kapitale si zëri më produktiv buxhetor në adresimin e barrierave dhe ofrimin e insentivave fiskale që mundësojnë konkurrueshmërinë në sektorin privat”, tha ministri Hoti, duk shtuar se ky propozim-buxhet e ka pajtimin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në të gjitha pozicionet buxhetore, me të cilat është përgatitur ky buxhet.

Pas diskutimeve, Projekt Buxheti u miratua me disa propozime shtesë, duke përfshirë alokimin e brendshëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndarjen e 1 milionë e 500 mijë eurove për fondin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë në Dhomën e Veçantë dhe ndarjen e 500 mijë eurove për Ministrinë e Punëve të Jashtme si mjete të cilat do t’i destinohen kodit të blerjes së Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz