back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeQeveria e Kosovës miratoi Agjendën për Reforma Evropiane

Qeveria e Kosovës miratoi Agjendën për Reforma Evropiane

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

 

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 115-të të rregullt, në të cilën ka miratuar Agjendën për Reforma Evropiane si dhe ka marrë vendime të tjera.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë prezantimit të Agjendës për Reforma Evropiane, tha se ajo është rezultat i një përpjekje të gjatë të institucioneve në nivelin më të lartë politik, bashkërisht edhe me institucionet e Bashkimit Evropian dha ka rëndësi të veçantë politike, por edhe në përmbushjen e detyrimeve të veçanta që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

“Më konkretisht, me këtë Marrëveshje e cila është ideuar së bashku me përfaqësuesit e BE-së gjatë këtij viti dhe në prag të hyrjes së MSA-së në fuqi, janë bërë konsultime të domosdoshme, dhe kjo Marrëveshje, e cila tashmë është e lansuar dhe nënshkruar nga Kryeministri Mustafa dhe Komisioneri Hahn, po ashtu është lansuar edhe më 17 maj të këtij viti në Konferencën e Nivelit të Lartë Kosovë-BE. Më lejoni të them që Marrëveshja do të shërbej si dokument formal për zhvillimin e dialogut të nivelit të lartë politik mes Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe do të shtyj përpara zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe reformat tjera fondamentale, që kanë të bëjnë me aderimin e  Kosovës në kuadër të BE-së duke përfshirë në veçanti marrëdhëniet ekonomike, politike dhe institucionale. Kjo Marrëveshje ka për qëllim që të arsyetoj aktivitetet tona dhe të rris vëmendjen e lartë politike në realizimin e  reformave kyçe, qoftë atë ekonomike, sundimin e ligjit dhe konsolidimi i qeverisjes së mirë. Këto do të arrihen bashkërisht përmes institucioneve tona në koordinim të plotë dhe në një koordinim dhe mbikëqyrje të plotë po ashtu nga ana e BE-së. Më lejoni të them se këtu janë tri fusha apo tri shtylla kryesore të cilat do të koordinohen dhe kanë për fokus këtë Marrëveshje:

–          Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit

–          Konkurrueshmëria dhe klima e investimeve në Kosovë, dhe

–          Punësimi dhe sektori i arsimit.

Sa i përket shtyllës së parë Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, përmban  9 prioritete sikur që janë: reforma në administratën publike, politikat kundër korrupsionit, reforma në sistemin e drejtësisë, prokurim publik, dhe çështje tjera që lidhen me këtë, duke përfshirë sistemin e llogaridhënies dhe transparencës së funksionimit që nga partitë politike deri tek institucionet e pavarura.

Sa i përket shtyllës së dytë, Konkurrueshmëria dhe klima e investimeve, janë paraparë shtatë prioritete që prekin klimën afariste dhe të investimeve në Kosovë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, infrastrukturën dhe energjinë. Natyrisht se kjo klimë ka për nevojë që të përmirësoj infrastrukturën e domosdoshme në vendin tonë, që do të jetë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, duke përfshirë edhe modernizimin e sektorit të energjisë dhe efiçiencën e energjisë dhe burimeve të ripërtritshme.

Dhe shtylla e tretë që ka të bëjë me Punësimin dhe Arsimimin, që përmban 6 prioritete kryesore, që ka për qëllim të avancoj politikat e arsimimit dhe të punësimit, duke adresuar papunësinë e të rinjve dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës. Këto çështje dhe çështjet tjera do të lansohen konkretisht më datën 11 të këtij muaji së bashku nga kryeministri Mustafa dhe z. Hahn që do të jetë në Kosovë, dhe besoj se kjo do të jetë një prej prioriteteve tona kyçe por edhe pikë rrëfyese për punën e Qeverisë në këtë vit dhe vitin që do të vije”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.

Kryeministri Isa Mustafa lidhur me këtë pikë, theksoi se është fjala për një dokument tepër të rëndësishëm, i cili e orienton punën e Qeverisë edhe sa i përket anës ekonomike dhe politike të implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, por edhe në krijimin e hapësirës në të ardhmen për integrim në Bashkimin Evropian. “Është një agjendë që kërkon një sinergji të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të organeve të pavarura. Mendoj se është e udhës që këtë ne ta aprovojmë, do ta promovojmë së bashku me Komisionerin Hahn në fund të kësaj jave, mirëpo më vonë mbetet që ne konkretisht të angazhohemi në implementimin e saj”, tha kryeministri Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz