back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeQeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e 16-të

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e 16-të

Të ngjajshme

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt, të gjashtëmbëdhjetën me radhë. E drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

- Advertisement -

Vendimi për miratimin e Projektligjit për aktet normative ka qenë vendimi i parë që ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar. Ky Projektligj rregullon parimet për hartimin, nxjerrjen, miratimin, konsolidimin, korrigjimin dhe publikimin e akteve juridike si dhe përcakton hierarkinë e tyre.

Qeveria ka miratuar edhe Koncept dokumentin për fushën e financimit të subjekteve politike. Qëllimi i këtij koncept dokumenti është rritja e transparencës dhe llogaridhënies me qëllim të përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe funksionimit demokratik të institucioneve si dhe të subjekteve politike.

Avancimi i mëtejmë i kornizës ligjore për sa i përket financimit të subjekteve politike është kërkesë e cila del nga Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) si dhe nga standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Qeveritar për hartimin e Rregullores për flamurin dallues të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me kërkesë të Ministrisë së Financave është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve të kursyera buxhetore në shumën prej 11 milionë euro për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike, furnizim me barna dhe specializim të stafit shëndetësor.

Në parim ka marr miratimin e Qeverisë edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin  “Evropa për qytetarët”; Marrëveshja bilaterale e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për asistencë teknike ne procesin e integrimeve evropiane

Edhe Marrëveshja e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e investimeve, ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka aprovuar Koncept-dokumentin për trajtimin e Partneritetit Publik-Privat.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e qirasë për Kishën Ortodokse Serbe (KOS), për objektin e shfrytëzuar nga institucionet qeveritare në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Objekti është në shfrytëzim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Agjensioni Anti Korrupsion. Ngecja e pagesës së qirasë është për  periudhën  31 muaj e gjysmë në vlerë  prej 9063 euro për një muaj.

Në mbledhje është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësimin për interes publik të  pronave të paluajtshme të  cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës në zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit.

Pas shqyrtimit, kabineti ka miratuar vendimin që t’i rekomandojë Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënie të autorizimit ministrit të Financave për lidhjen e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo kredi do të përdoret për financimin e projektit të autostradës Kijevë-Zahaq. Kredia kap shifrën prej 71 milionë euro dhe do të shlyhet me 24 këste të barabarta, nga dy për çdo vit. Data e fundit e shlyerjes së kredisë do të jetë 30 tetori 2032!

Qeveria ka miratuar një vendim me të cilin ka ndarë mjete për të shlyer obligimet e MASHT-it ndaj gjimnazit “Loyola”, sipas memorandumit të bashkëpunimit me rastin e themelimit të këtij institucioni arsimor. Kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar të shqyrtojnë të gjitha marrëveshjet e lidhura nga dikasteret qeveritare që prodhojnë obligime financiare, dhe varësisht me kornizën ligjore të procedohet me këto marrëveshje.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe një vendim që bënë të implementueshëm ligjin për mbështetje juridike dhe financiare të qytetarëve të Republikës së  Kosovës, të personave të akuzuar potencialë nga Dhomat e Specializuara, dhe do të krijojë një komision ndërqeveritar për mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes sipas Ligjit.

Në mbyllje të mbledhjes, kryeministri ka njoftuar kabinetin qeveritar për gatishmërinë e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror për të prezantuar raportin e gjetjeve për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kryeministri ka paralajmëruar se ky raport do të prezantohet një njërën nga mbledhjet e ardhshme, pas konsultimeve që do të zhvillohen mes institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz