Qeveria: Demarkacioni të kalojë këtë muaj, mos të jetë izolim i rinisë
Kjo javë është raportuar të jetë java kur edhe pritet të procedohet në Kuvend demarkacioni me Malin e Zi. Demarkacioni, vazhdon të jetë një ndër çështjet më të zhurmshme në vend, duke mos gjetur përkrahjen e opozitës por edhe shumë deputetëve të pozitës.
Por pavarësisht kundërshtimeve të disa prej deputetëve, janë pikërisht përfaqësuesit e lartë të BE-së të cilët sërish kanë përsëritur që demarkacioni duhet të kaloj në mënyrë që qytetarët e Kosovës t’i afrohen mundësisë për liberalizim të vizave.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, njëherësh edhe zëdhënës i Qeverisë, Faton Abdullahu ka thënë për Indeksonline se matja e territorit të Kosovës ka ridëshmuar atë që është dëshmuar edhe më parë me fakte nga disa komisione se Kosova nuk humb territor.
“Matja e territorit të Kosovës ridëshmoj atë që është dëshmuar edhe më herët me fakte nga disa komisione, nga shumë ekspert vendor e të jashtëm, nga shumë institucione kredibile ndërkombëtare se, Kosova nuk humb territor”, ka thënë Abdullahu.
Abdullahu gjithashtu ka theksuar se për Qeverinë kjo gjë është primare.

Lexo edheLenjani: Vllasi nuk ka nevojë të operohet
“Për Qeverinë kjo është primare, kjo është më e rëndësishmja. Na mbetet që pa vonesa të pajustifikueshme ta procedojmë tutje në Kuvendin e Kosovës, këtë muaj, me bindje e pa hezitim ne rekomandojmë që ai të votohet sepse është në të mirë të interesit të vendit tonë”, ka shtuar Abdullahu, shkruan Indeksonline.
Sipas tij mos kalimi i demarkacionit do të jetë ndëshkim i të vërtetës me trillim politik.
“Mos kalimi i demarkacionit do të jetë izolim i rinisë dhe i të gjithë të tjerëve me papërgjegjësi për të ardhmen e vendit tonë”, ka përfunduar Abdullahu.














