Lenjani: Vllasi nuk ka nevojë të operohet
01

Lexo edheDelawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj

Gjendja e avokatit Azem Vllasi, i cili u plagos mëngjesin e sotëm afër banesës së tij,, është stabile dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Kështu është shprehur Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Bastri Lenjani. Ai ka thënë se për momentin Vllasi nuk ka nevojë të operohet dhe i njëjti është transferuar nga Emergjenca në Klinikën për Traumatologji në QKUK
“Është lënduar në shpatull, ka vrimë hyrëse të plumbit, e jo dalëse. Për momentin në bazë të konsulencave mjekësore, nuk është e nevojshme që të bëhet ndërhyrje tek i plagosuri”, ka thënë ai.

Lexo edheDelawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj