back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeQeqa Krelani e zbulon çka i ndodhi Vedat Muriqit pas ndeshjes

Qeqa Krelani e zbulon çka i ndodhi Vedat Muriqit pas ndeshjes

Të ngjajshme

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate...

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen...

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi...

Trump riemërton Pentagonin në Departament të Luftës përmes një urdhri ekzekutiv

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv...

Gazetarja sportive Qeqa Krelani, në rolin e analistes ka komentuar formën e Vedat Muriqin si dhe paraqitjen e tij kundër Çekisë.

Muriqi shkëlqeu në ndeshjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, ku barazoi rezultatin në ndeshjen që Kosova e fitoi me rezultatin 2:1, transmeton Insporti.

Sulmuesi i Fenerbahçes, përveç golit në këtë takim është vlerësuar edhe për angazhimin e tij, sidomos në fazën e mbrojtjes.

Sipas Krelanit, Muriqi ishte aq në formë, sa që te UEFA ka ngritur dyshime nëse ka përdorur substanca të ndaluara.

“Vedat Muriqi është për momentin shume efikas edhe po e shet ligen turke”, tha Qeqa Krelani në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

“Unë mora vesh që UEFA e ka kontrolluar për doping, aq ka qenë në formë të mirë”, tha Krelani.

“Aq mirë ka luajtur sa që ka mundur të ngrisë dyshime te UEFA për ndonjë përdorim të substanacave ilegale”.

Por, sipas trajnerit Bylbyl Sokoli, nuk ka pasur kontroll për doping në këtë takim.

“Doping kontrolla bëhet me rregulla dhe përcaktohet para fillimit të takimit, vjen ekipi mjekësor dhe i thotë zyrtarëve se sot vijmë dhe lojtarët nxiren me short”, tha Sokoli.

Ndërkaq, trajneri Ismet Munishi po ashtu potencoi faktin se lojtarët për doping kontrollë tërhiqen me short, dhe se mund të jetë secili prej 20 futbollistëve që janë në protokoll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz