BallinaLajmeQeni duke pritur Emiliano Sala/ Motra e lojtarit publikon foton që i...

Qeni duke pritur Emiliano Sala/ Motra e lojtarit publikon foton që i prek të gjithë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Ky është një nga ato rastet kur provohet se qeni është miku i ngushtë i njeriut.

Qeni i futbollistit Emiliano Sala, pret që ky i fundit të kthehet në shtëpi.

Image

Romina Sala, motra e futbollistit, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të qenit të vëllait të saj që quhet Nala, i cili qëndron pranë dritares dhe pret që të vijë pronari.

Image

Një ditë më parë, ekipet e kërkimit gjetën në fund të detit trupin e avionit të vogël të rrëzuar më 21 janar pranë brigjeve franceze, me të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala.

Në rrënojat e aeroplanit u gjet një trup i pajetë, por nuk është konfirmuar nëse i përket futbollistit apo pilotit.

Megjithatë, autoritetet kishin përjashtuar disa ditë më parë mundësinë për të gjetur të mbijetuar.

Shumë fansa të futbollit dhe të Emiliano Sala kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij.

Tashmë autoritetet do të duhet të gjejnë trupin e dytë dhe të nxjerrin në sipërfaqe mbetjet e avionit tip “Piper Malibu”.

Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit nuk janë të konfirmuara, megjithatë pritet të zbulohen pas analizimit të Kutisë së Zezë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz