Qeni belg qëndron dy ditë në oborrin e një shtëpie në Shtime, Policia kërkon pronarin
dp

Lexo edheVdes zyrtari i Qendrës Korrektuese të Dubravës, ShKK shpreh ngushëllime

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se qeni është i trajnuar dhe nuk dyshohet të jetë qen endacak.
Për largimin e tij është angazhuar edhe Njësia e Zjarrfikësve, por qeni është kthyer sërish pranë shtëpisë.
Përmes këtij njoftimi, policia dhe bën apel që pronari i qenit, nëse e njeh kafshën, të lajmërohet dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për ta marrë nën përkujdesje. Theksojmë se qëllimi i institucioneve nuk është dëmtimi i kafshës, por trajtimi i situatës në mënyrë të sigurt, duke garantuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mirëqenien e qenit”, ka thënë Veseli.

Lexo edheVdes zyrtari i Qendrës Korrektuese të Dubravës, ShKK shpreh ngushëllime
Policia ka bërë apel që pronari i qenit, të lajmërohet dhe të marrë masat për përkujdesjen e tij, duke theksuar se qëllimi është trajtimi i sigurt i situatës dhe mbrojtja e qytetarëve dhe kafshës.