HomeLajmeQëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon...

Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Të ngjajshme

Dionis Krasniqi, talenti që po lë gjurmë në notin kosovar

Në sport ka garues të shumtë, por vetëm pak...

Bushati për protestat në Tiranë: Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar për...

Gresa Bakraqi fiton medalje argjendi në Kampionatin Ballkanik të Atletikës

Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, ka arritur një tjetër...

Policia ka proceduar penalisht një grup prej 9 protestuesish që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas protestës së ditës së.

“Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas, të cilët, pas përfundimit të tubimit të zhvilluar më datë 20.06.2026, rreth orës 22:00, kanë vijuar qëndrimin në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike.

Konkretisht, shtetasit: Sh. G., 32 vjeç, A. G., 56 vjeç, A. B., 25 vjeç, V. K., 28 vjeç, G. K., 30 vjeçe, A. K., 43 vjeç, E. S., 36 vjeç, A. K., 34 vjeç dhe R. Sh., 22 vjeç.

Këta shtetas kanë qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës së zënë dhe respektimin e dispozitave ligjore, ata kanë refuzuar të largohen dhe kanë vijuar qëndrimin në këtë zonë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme””, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz