back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaShqiptareQëndrimi i Ivanov, reagon Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

Qëndrimi i Ivanov, reagon Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...
 Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale “Twitter” dhe “Facebook” ka reaguar kundër qëndrimit të Presidentit maqedonas që nuk mandatoi qeverinë Zaev me pretendimin se platforma e partive shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama.

Përgjigja e tij vjen pas akuzave që kanë ardhur kohët e fundit nga Shkupi zyrtar, se platforma e paraqitur nga shqiptarët në Maqedoni është fryt i ndërhyrjeve të Tiranës.

Ivanov doli para mediave në një konferencë për shtyp rreth orës 16:30, ku bëri publik vendimin e tij.  “As Kushtetuta dhe as vetëdija ime nuk më lejojnë që të jap mandatimin për dikë që minon pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë. Sa të jem unë President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat askujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rrënimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Maqedonisë”, tha ai./ Top Channel

Të Fundit

Sport

ShowBiz