Qendra e studentëve ka këtë njoftim për studentët që duan të banojnë në konvikte
03

Lexo edheGjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 55 raste pozitive me koronavirus

Qendra e studentëve e Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte.
Nga kjo qendër u tha se kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend.
“Qendra e studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe MASHT-it janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020-2021”, thuhet në njoftim.
Por ndër të tjera u shtua se për çdo vendim, studentët do të njoftohen me kohë.

Lexo edheGjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 55 raste pozitive me koronavirus
Duhet përkujtuar se numër i madh i studentëve aplikojnë çdo vit për t’u bërë banues të konvikteve./Indeksonline/