back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePZAP ka marrë vendim për 100 ankesat, ai publikohet në orën 15

PZAP ka marrë vendim për 100 ankesat, ai publikohet në orën 15

Të ngjajshme

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim në lidhje me ankesat e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten e kaluar ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, partitë politike të cilat kanë pakënaqësi të ndryshme kanë ushtruar ankesa në PZAP.

PZAP përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te KQZ-se pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohet sot në orën 15:00 ku do të lëshohet komunikatë për medie në Ueb Faqen zyrtare dhe në Facebook të PZAP-it, si dhe sa ma parë qe është e mundur.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të PZAP-së:

Lidhur me vendosjen e ankesave nga PZAP-it pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në ora 10:50 do të vendosën të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019.

Palët do të njoftohen me vendime për ankesat e tyre deri ne orët e pasdites së sotme.

Pas njoftimit të palëve me vendime rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të lëshohet komunikatë për medie në Ueb Faqen zyrtare dhe në facebook të PZAP-it, si dhe sa ma pare qe është e mundur, PZAP-i do të publikon në Ueb Faqen zyrtare të PZAP-it, vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te KQZ-se pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz